Connect with us

Rajon

Drecun: Prishtina po përgatit terrenin për përshkallëzim të mëtejshëm në Kosovë

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Serbi, Millovan Drecun, ka vlerësuar se autoritetet e Prishtinës po përgatisin terrenin për vazhdimin e përshkallëzimit të situatës në Veri dhe se qëllimi përfundimtar është që serbët të mos vazhdojnë të mbijetojnë në atë zonë, përkatësisht të përfundojnë spastrimin e tyre etnik.
Drecun tha për TV Pink se nuk do të ketë deeskalim të plotë të situatës për shkak të politikës Albin Kurtit dhe se fakti që aktualisht nuk ka arrestime të reja intensive në Kosovë nuk do të thotë se nuk do të ketë në të ardhmen.
“Po përgatitet terreni për përshkallëzimin e mëtejmë, nuk shoh se janë fare të gatshëm të bëjnë ndonjë lëvizje… Kurti nuk pritet të formojë Asociacionin e Komunave Serbe, nuk duhet të presim që ai të tërheqë plotësisht pjesëtarët e njësive speciale parapolicore nga veriu, as të ndalojë arrestimin e serbëve, sepse ai po krijon kushtet që të gjitha këto të vazhdojnë”, tha Drecun.

 

 

Advertisement