Kosova
Drecun sheh ëndrra me sy hapur: Rrjeti i islamistëve radikalë është zgjeruar dukshëm në Kosovë
Milovan Drecun, kryetar i Komisionit Parlamentar për Mbrojtje dhe Punë të Brendshme ne kuvendin e Serbise, tha se rrjeti i islamistëve radikalë në Kosovë është zgjeruar dukshëm dhe vlerësohet se aktualisht janë nga 5000 deri në 6000 të tillë.Ai sqaron se islamistët radikalë më parë kanë qenë të pranishëm vetëm në disa pjesë të Kosovës, si në Kaçanik dhe në Mitrovicën Jugore, por se janë përhapur edhe në perëndim, përtej kufirit të Kosovës, deri në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Drecun theksoi se Islami radikal aktualisht nuk është aq i dukshëm në sytë e publikut dhe as anëtarët e lëvizjes nuk janë shumë aktivë.
“Por pas asaj padukshmërie në publik, ata janë shumë të pranishëm. “Ata kanë qenë gjithmonë një lloj mbështetjeje rezervë për të gjitha planet e Prishtinës për veprime kundër popullit serb”, pohoi Drecun dhe paralajmeroi se “Falë ndihmës nga vendet sunite dhe islame, ata kanë filluar të marrin dominimin e bashkësisë islame në Kosovë”.