Aktualitet
“Drejtësi për Klodianin”/ Protestuesit në Durrës me arkivol në duar: Kush është…
Të rinjtë protestues kanë improvizuar një ceremoni funerale dhe me një arkivol në duar mbi të cilin shkruhet ”Kush është tjetri?” i janë drejtuar godinës së Drejtorisë së Policisë Vendore.
Brenda harkut kohor të një jave, kjo është protesta e tretë e organizuar në qytetin e Durrësit kundër dhunës policore dhe vrasjes së Klodian Rashës.
Në këto momente Shërbimet policore kanë ndërhyrë duke i dhënë fund marshimit të protestuesve drejt godinës së policisë me arkivolin ku simbolikisht është varrosur shpresa e shqiptarëve dhe drejtësia për Klodianin.
Mes protestuesve ka dhe të shoqëruar. Në cilësinë e provës materiale është bllokuar nga policia dhe arkivoli i mbuluar me flamurin kombëtar dhe mbishkrimet.

