Bota
Drejtoi Italinë për 9 vite, ish-presidenti italian në gjendje të rëndë shëndetësore
Ish-kreu i shtetit italian, i cili më 29 qershor mbushi 98 vjeç, paraqet një tablo klinike veçanërisht komplekse dhe në orët e fundit situata duket se është komplikuar më tej.
Gjendja shëndetësore e Presidentit Emeritus të Republikës italiane, Giorgio Napolitano, i shtruar në spitalin Spallanzani, është kritike. Prej disa kohësh, ish-kreu i shtetit italian, ka një tablo klinike veçanërisht komplekse dhe orët e fundit duket se situata është komplikuar edhe më shumë.
Më 21 maj 2022, Napolitano iu nënshtrua një operacioni abdominal dhe u shtrua në spital për nëntë ditë në spitalin Spallanzani në Romë. Kursi pas operacionit ishte i pandërprerë. Ai ishte presidenti i parë i Republikës së Italisë që u zgjodh dy herë.