Connect with us

Bota

Drejtonte mjetin me patentë të skaduar dhe pa siguracion, arrestohet 103-vjeçarja

Një 103-vjeçare në u arrestua teksa drejtonte automjetin, në orë të vona të natës, me patentë të skaduar dhe pa sigurim mjeti. Ishte ora 1:00 e mëngjesit të dielën deri të hënën kur karabinierët morën një telefonatë për një ngjarje të rrezikshme në qendër të Bodenos,në Emilia Romana.

Sipas mediave italiane patrulla e mbërritur në vendngjarje ka lokalizuar me shpejtësi makinën në fjalë. Surpriza e karabinierëve ishte e madhe kur zbuluan datën e lindjes së shoferes: 1920, pra ishte mbi 103 vjeç, por ende në gjendje të ulej në timon dhe të shkonte në Bodeno për të parë miqtë e saj.

Për shkak të orës së vonë, zonja e moshuar, e cila drejtonte makinën edhe pse i kishte skaduar patenta dy vite më parë, ishte e çorientuar dhe vazhdonte të ecte në të njëjtat rrugë. Në Itali, pas moshës 80 vjeç, shoferët duhet të vizitojnë mjekun çdo dy vjet për të rinovuar patentën. Karabinierët i dhanë vetëm një qortim verbal dhe e shoqëruan në shtëpi.

Advertisement