Connect with us

Kronike

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestoher 38-vjeçari

Një person është arrestur në Fier dhe katër të tjerë janë proceduar për vepra penale të ndryshme. Gjithashtu është shpallur në kërkim edhe një tjetër. Mësohet se në pranga ka rënë një 38-vjeçar me iniciale E.G pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Ndërsa personat e tjerë janë proceduar pasi kishin kryer vepra penale si drejtim mjeti paleje dhe dhunë në familje.

Njoftimi i Policisë:

Policia Rrugore arrestoi shtetasin E. G., 38 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, Lushnjë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu nga Policia Rrugore u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur, 16 vjeç, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi një motomjet, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar ky shtetas i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Komisariati i Policisë Fier shpalli në kërkim policor shtetasit H. M., 26 vjeç dhe Sh. M., 23 vjeç, të dy banues në fshatin Sulaj, Fier, pasi për motive të dobëta, dyshohet të kenë goditur me sende të forta një shtetas. Po punohet për kapjen e tyre. Gjithashtu referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin P. N., banues në fshatin Vreshtaz, Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj djalit të vëllait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje. Materialet Procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Në Komisariatin e Policisë Lushnjë është paraqitur shtetasi K. K., 24 vjeç, banues ne Lushnjë, i cili kallëzon se bashkëshortja e tij është larguar nga banesa. Po punohet për gjetjen e saj.

Advertisement