Aktualitet

Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, z. Skënderi nga Elbasani: Në mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve, tolerancë zero për subjektet që cënojnë shëndetin e konsumatorëve.

📌Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së z. Bledar Skënderi ka prezantuar gjatë ditës së sotme vizionin e tij në krye të AKU-së në Drejtorinë Rajonale Elbasan shoqëruar edhe nga staf drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme.

📍Gjatë prezantimit z. Skënderi kërkoi nga trupat inspektuese që të mos tolerojnë asnjë subjekt ushqimor i cili tregton produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi dhe në çdo problematikë tjetër lidhur me sigurinë ushqimore, me fokus qellimin e vetëm mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit.

💪Gjithashtu drejtori i AKU-së shprehu mbështetjen dhe angazhimin maksimal për Task Forcën Anti-Covid dhe rolin e saj në këshillimin e bizneseve dhe qytetarëve për zbatimin e protokolleve anti-Covid si e vetmja mënyrë për ndalimin e përhapjes së virusit.

#BashkëPërSigurinëUshqimore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version