Politike
Drejtuesi i fushatës elektorale të Trump vjen në Shqipëri, do të punojë me PD gjatë fushatës zgjedhore

Christopher LaCivita, drejtuesi i fushatës elektorale të presidentit amerikan, Donald Trumpo do të jetë personi që do të drejtojë edhe fushatën elektorale të PD-së për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Konsulenti politik, Christopher LaCivita do të jetë personi që do të punojë me kreun e PD-së, Sali Berishën gjatë gjithë periudhës zgjedhore. LaCivita është sot në Tiranë, dhe do të prezantohet nga kryedemokrati Berisha në konferencën që do të mbahet në selinë blu në orën 11:00.
Donald Trump u zgjodh president për herë të dytë nga zgjedhjet e 5 nëntorit në Shtete e Bashkuara të Amerikës. Ai kandidoi përballë demokrates, asokohe zëvendëspresidentes Kamala Harris.

