Connect with us

Politike

Drejtuesit e PD në qarqe, Murrizi: Janë caktuar njerëz pa peshë, e gjitha nga ‘paçavurja e 2008’

Ish-deputeti opozitar Myslim Murrizi ka kritikuar listën e Partisë Demokratike me 12 drejtuesit e qarqeve që do të udhëheqin fushatën zgjedhore.

Në një intervistë për  “Breaking” në Top News, Murrizi u shpreh se në disa qarqe janë caktuar njërëz pa peshë, ndërsa nga ana e PS ‘janë caktuar mashtrues’ tha ai.

Për këtë, Murrizi fajësoi marrëveshjen Rama-Berisha e bërë në vitin 2008.

“Unë nuk kam folur me z.Berisha, ai ka folur me Flamurin. Debate ka pasur në Kryesi, por qarqe specifike.

Problemi është që mundësia për t dërguar njerëz që nuk kanë peshë apo mashtrues që dërgon Rama, lind falë pazarit të ndyrë duke mashtruar këta të PD-së. Është një e pavërtetë e madhe dhe e turpshme.

Damiani dhe Oerdi tentuan të bënin një herës. Sajuan atë që 1/3 duhet të jenë të mbyllyra, e turpshme.

Pazari është bërë te kodi, këtë listë me individë që nuk kanë peshë por kanë qenë turistë, vjen produkt i paçavures së prillit 2008, ku shqiptarët thjesht votojnë nuk zgjedhin”, tha Murrizi.

Advertisement