Connect with us

Kronike

“Dritan Rexhepi po hetohet për vrasje në Vlorë”, Lala: Ka hyrë edhe në Shqipëri

Dritan Rexhepi i cilësuar si Pablo Escobari shqiptar u arrestua ditën e djeshme, 10 nëntor në Stamboll.

Gazetarja Klodiana Lala ditën e sotme ka deklaruar se Rexhepi po hetohet për një vrasje të ndodhur në Vlorë 6 muaj më parë, por nuk dha më tepër detaje.

Ajo tha se prokuroria e Vlorës ka dyshime se vrasja është kryer nga grupi i Dritan Rexhepit. Gazetarja Lala than ë emisionin “Kjoo javë” se Rexhepi ka hyrë në territorin shqiptar, megjithatë nuk dihet se për çfarë periudhe bëhet fjalë.

“Dritan Rexhepi kohët e fundit kishte krijuar familje dhe italianët që janë më të interesuarit, kanë vëzhguar gjatë gjithë kohës familjen e tij. Në momentin që forcat e policisë kanë ndërhyrë për arrestimin, ka tentuar të largohet por nuk ia ka dalë se forcat ishin të shumta.

Është njeriu kryesor në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. Përveç se Dritan Rexhepi kontrollonte kartelin “Bello”, edhe me personazhe të tjerë si Denis Matoshi, i ka dhënë mbështetje Dritan Rexhepit në momentin që ai është liruar nga burgu në Ekuador.

Ai ka hyrë pak kohë më parë në Turqi, ku edhe u arrestua. Prokuroria e Vlorës është duke e hetuar për një atentat të ndodhur 6 muaj më parë për një personazh të botës së krimit. Nuk mund të jap më shumë detaje për këtë”, tha Lala.

Advertisement