Connect with us

Rajon

‘Droga më shkatërroi’, Dyrmishi i veshur me anti-plumb

Spartak Dyrmishi, 45-vjeçari shqiptar i akuzuar për përdhunim në shtetin grek, i shoqëruar nga 2 policë dhe i veshur me jelekë anti-plumb mbërriti në hetuesi pasdite në Gjykatën e Evelpidon.

45-vjeçari, i cili e kishte mbuluar kokën me kapuç kërkoi dhe mori afat për të kërkuar falje deri të enjte. Dyrmishi doli para hetuesisë pa avokat  Akuzat ndaj tij janë përdhunim, tentativë përdhunim dhe rrëmbim.

Sipas mediave greke, ka dyshime se babai i dy vajzave ka pranuar përdhunimin dhe tentativën e përdhunimit të dy grave në Faliron të Vjetër.

“Droga dhe alkooli më kanë shkatërruar jetën. Isha nën ndikimin e alkoolit kur ndodhi ajo për të cilën ankohen dy vajzat, gjë që e konfirmoj”, mësohet se u ka thënë ai oficerëve të policisë së Athinës që po trajtojnë rastin. 45-vjeçari ka shkuar sot në gjykatë i veshur me jelek antiplumb dhe duke çaluar lehtë. Ndërkohë, ndaj tij rëndon dhe akuza për dhunë në familje, pasi dyshohet se ka rrahur dhe nënën e tij.

Pak pas orës 02:30 të mëngjesit, kur policia shqiptare e dorëzoi në zonën e Kakavijës ai udhëtoi me eskortë policie gjatë gjithë natës për t’u kontrolluar nga autoritetet greke. Më herët ai ishte pikasur në një banesë në zonën e Vlorës, ku autoritetet shqiptare po kryenin një operacion për arrestimin e tij. Të shumta ishin reagimet për këtë ngjarje, ndërkohë që ministri grek i Rendit në një bisedë telefonike me homologun e tij Bledi Çuçi kërkoi arrestimin e tij.

Advertisement