Connect with us

Kronike

Droga në Fier/ Arrestohet ish-kryekomunari, në pranga edhe familjarët

Ish-kreu i komunës Frakull në Fier ka rënë në prangat pas operacionit të DEA-s amerikane, SPAK dhe policisë malazeze që zbuloi një laborator droge.

Veç Viktor Çervenakut në pranga kanë rënë edhe i biri Demilson Çervenaku, i biri dhe Enxhi Ferhati, e fejuara e Demilsonit.

Në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigues, i cili shërbente si ekspert në laboratorin e drogës.

Në banesën e Viktor Çervenakut u gjetën 600 thashë me pleh kimikë, brenda të cilëve kishte të fshehur kokainë dhe fishekë. Sipas prokurorisë, plehu kimik ishte porositur nga kompania në emër të Zenel Çervenakut.

Për interes të procedimit u pa e udhës që të mos të ndaleshim të të gjithë personat e tjerë. Gjykata e Poscame janë pranuar kërkesat për arrestimin e 11 personave dhe kontrollin e 14 objekteve :

Gazetarja e Abc, Valbona Davidhi ka folur me banorët e zonës të cilët kanë pohuar se prej vitesh nuk kanë parë në shtëpi as ish-kreun e komunës e as familjarët e tij.

Ata pretendojnë se nuk kanë parë asnjë lëvizje të dyshimtë.

Advertisement