Connect with us

Kronike

Drogë në Rinas, ndizet alarmi por nuk njoftohet policia

TIRANË– Kapja e dy shtetasve turq me drogë në aeroportin e Rinasit ka kthyer në një problem serioz çështjen e sigurisë në aeroportin e Rinasit. Për të forcuar “rrjetat e sigurisë”, Policia dhe strukturat e tjera ligjzbatuese, kanë nisur një hetim administrativ për të mësuar se ku po çedon sistemi i kontrollit fizik, skanerit apo dhe të qenve nuhatës të strukturave të Policisë së Rinasit.

Burime për gazetarin Elton Qyno shkruan për “Ora News” thanë se sistemi i kontrollit është i monitoruar me kamera nga të katërta anët, por kjo nuk i ka ndaluar ligjshkelësit që të tentojnë të fusin mallra kontrabandë nëpërmjet aeroportit. Hetimi i nisur mes vetë strukturave të kompanisë që merret me sigurinë e aeroportit, por në “ndihmë” u kanë ardhur edhe agjentët e Agjensisë së Mbikqyrjes Policore (AMP), të cilët po monitorojnë veprimet e punonjësve të Policisë së Shtetit.

Deri më tani është mësuar se shtetasit turq që po kalonin 31 kg drogë, në fakt janë pikasur nga pajisja e skanderit, madje dhe është shfaqur sinjali i kuq “ALERT”, pasi në valixhe është vënë re një dendësi e çuditshme. Por punonjësja e turnit që verifikon e administron të dhënat e mbledhura nga skaneri, nuk ka marrë asnjë masë për të parandalur kalimin e shtetasve turq. Madje nuk ka njoftuar për kontroll as efektivët e Policisë për të ushtruar kontrollin fizik.

Punonjësja është vënë në hetim administrative dhe gjatë marjes në pyetje është shfajësuar me argumentin se ka qënë një gabim njerëzor dhe jo i qëllimshëm. Megjithatë raportohet se më shumë gjasa çështja do të kalojë për hetim penal në Prokurorinë e Tiranës. Hetimi i plotë, duke parë edhe pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë, do të japë një panoramë të plotë të gjithë çfarë ka ndodhur disa ditë më parë.

Advertisement