Connect with us

Kronike

Drogë/ Pjesë e grupit kriminal, arrestohet vlonjati

Një 50 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës ditën e sotme me qëllim ekstradimin drejt Spanjës ku kërkohet nga autoritetet spanjolle për kultivimin e marijuanës. I arrestuari L.B është i treti anëtar i grupit kriminal që merrej me kultivimin e lëndëve narkotike në Spanjë. Më herët në Vlorë është arrestuar 30 vjeçari, Xhuljano Harjulla dhe U.S.

50 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid, pasi Gjykata Qendrore e Instruksionit në Spanjë, me vendimin e datës 14.02.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin dhe kultivimin e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, parashikuar nga legjislacioni penal spanjoll. Ai dyshohet se është përgjegjës për blerjen, transportimin dhe furnizimin me pajisjet elektrike që përdoreshin për kultivimin e plantacioneve të kanabisit.

Advertisement