Connect with us

Bota

“Duam një marrëveshje me SHBA-në”/ Ursula von der Leyen për tarifat e Trump: Nuk do…

Pesidentja e Komisionit Ursula von der Leyen, deklaroi se Bashkimi Evropian kërkon marrëveshje me Shtetet e Bashkuara. Këto deklarata Von der Leyen i bëri një ditë pasi presidenti Donald Trump njoftoi se një tarifë prej 30% do të vendoset mbi eksportet evropiane nga 1 gushti.

Ursula von der Leyen tha se Brukseli po i zgjat kundërmasat deri në fillim të gushtit, ndërsa moratoriumi i BE-së për hakmarrje ishte planifikuar të skadonte të hënën ose të martën. Sidoqoftë, ajo përsëriti se Evropa dëshiron një zgjidhje të negociuar me SHBA-në për tregtinë

“Instrumenti (kundër shtrëngimit) u krijua për situata të veçanta dhe ne nuk jemi ende atje”, shtoi ajo, duke iu referuar një instrumenti që i lejon Bashkimit Evropian të shkojë përtej tarifave tradicionale mbi produktet dhe të vendosë kufizime në tregti, por edhe në shërbime.

Advertisement