Aktualitet
‘Duam që t’i rikthehet sportit’/ 14-vjeçari Luis Meçja niset për kurim drejt Italisë

Shoku i Martinit, Luis Meçja dhe familjarët e tij kanë shprehur mirënjohjen për mbështetjen e dhënë nga të gjithë personat. Gjithashtu Luisi u shpreh për Top Channel para se të nisej drejt Italisë për një trajtim më të specializuar mjekësor që është mirë, por kërkon vetëm drejtësi.
“Jam më mirë. Unë dua veç drejtësi”, u shpreh Luisi.
Ndërsa babai i Luisit u shpreh se spitali nuk ka dhënë garanci dhe as nuk ka firmosur që djali mund ti rikthehet sportit dhe ndaj kanë vendosur për një trajtim më të mirë.
“E di çfarë ka thënë spitali por që ata nuk më dhanë garanci as firmosën që djali mund ti rikthehet sportit. Ndaj dua të qetësohem me një trajtim më të mirë. Se djali ka pasion futbollin. Si çdo prind do përpiqej për fëmijën e tij! Pres përfundimin e hetimit. Nuk mund të arrijmë në konkluzione. Më tha babi i Martinit që e ka si djalin e tij,” tha i ati i Luisit, Fiqiriu.
Gjithashtu familja Meçe zbulon hapat që kanë ndjekur mbi çështjen ligjërisht: “Kemi bërë ekspertizë private mjeko ligjore. Na kanë treguar pamjet vetëm kur dalin fëmijët, jo kur ka ndodhur”.

