Politike
‘Duam qeveri teknike dhe postin e kryeministrit, se jemi forcë e parë në vend’
Deputeti i PD-së Flamur Noka në përfundim të mbledhjes së Këshillit Kombëtar Rithemelimit, tha se misioni i kësaj force politike është që të rikthejë demokracinë përmes votës së lirë.
Sipas tij, që të rikthehet vota e lirë, duhet një qeveri teknike, por ketu ka shprehur dhe ‘oreksin’ e madh te tij, si ‘parastomaku’ politik i Berishes, pertej takatit politik te Foltores, qe jo qe nuk eshte parti e pare apo e dyte ne vend, por nuk eshte parti prej verteti, juridikisht.
“Shqiptarët prej 10 vitesh nuk votojnë të lirë. Regjimi i Edi Ramës, blen, vjedh dhe shantazhon dhe tjetërson votën. Ky është një mision i yni, që të rikthehet vota e lirë do të duhet një qeveri teknike.
Kjo do të jetë motoja e betejës dhe aksionit tonë. Shqipërisë duhet ti rikthehet vota, demokracia dhe liria”, tha Noka.
Sa i përket votimit, Noka tha se Kryesia votoi në mënyrë unanime dhe se ia çuan Këshillit Kombëtar, i cili sipas tij votoi për bashkimin e demokratëve.
“Kryesia nuk voton, kryesia miratoi në mënyrë unanime dhe ja coj Këshillit Kombëtar. Këshilli Kombëtar kishte 6 vota kundër dhe votoi në mënyrë unanime këtë proces bashkimi aq shumë të pritur”, shtoi ai.
“Në traditën e PD-së dhe demokracisë, kryeministër bëhet ai që ka më shumë vota. Sot ne nuk jemi forca e dytë, por e parë. Qeveria teknike është një mision i yni”, deklaroi Flamur Noka