Connect with us

Kosova

Duam zgjedhje/ Por opozita e verbuar nuk po gjen rrugën e duhur

Përpjekjet për t’ia këputur mandatin Kurtit, a do ta gjejë rrugën opozita?

Opozita përmend zgjedhjet, por nuk e ka një rrugë të përbashkët se si të shkohet në to. Sa herët që partitë e tjera i përmendin zgjedhjet, Lëvizja Vetëvendosje iu rikujton fitoren – siç e quan Albin Kurti – plebishitare, të 14 shkurtit. PDK-ja do pajtim të përgjithshëm për ta shpërbërë Kuvendin; Abdixhiku po ecën në “rrugën e re”, ndërsa Ramush Haradinaj akuzon dy kolegët se nuk po guxojnë ta mbështesin atë me një mocio për rrëzimin e Albin Kurtit.

Qëkur u tensionua situata në veri, e cila pasoi me përkeqësim raportesh mes Qeverisë dhe ndërkombëtarëve, krerët opozitarë po i përmendin zgjedhjet e reja. E gjithë opozita pajtohet se vazhdimi i pushtetit të Kurtit është “i rrezikshëm” për vendin, por nuk kanë një model me të cilin pajtohen të gjithë, se si ta rrëzojnë.

Sipas rregullores së Kuvendit, nëse mocioni i mosbesimit dështon, një mocion tjetër i mosbesimit mund të parashtrohet vetëm pas 90 ditëve të ardhshme. Për ta rrëzuar një Qeveri, nevojitet vota e shumicës së deputetëve, pra 61 e më shumë.

 

 

Advertisement