Connect with us

Rajon

Duart me gjak të Vuçiç/ Një zë i rrallë nga Serbia tregon krimet

Avokati i shquar serb, Sead Spahoviç, duke folur në një intervistë në “Dnevnik”, tha se ndryshe nga ç’e paraqesin autoritetet shtetërore masakrën e Reçakut – ku civilë shqiptarë të pambrojtur, u masakruan dhe ekzekutuan në masë – Spahoviç deklaroi se ata janë viktima të krimeve të luftës” që ka kryer Serbia.

“Në bazë të fakteve, ai ishte një sulm mbi një fshat të pambrojtur, dhe për nga deficioni, ishte krim lufte. Nga Gjykata e Hagës u tha se askush nga ai fshat nuk ka qëlluar as edhe një plumb të vetëm ndaj Ushtrisë së Jugosllavisë. Por pavarësisht ketij fakti, gjatë asaj masakre u vranë 45 civilë, mes të cilëve një vajzë 18-vjeçare dhe një 12 vjeçar, kurse një I moshuar u gjet me kokë të prerë. 23 prej civilëve ishin ekzekutuar në distance të afërt me nga një plumb në kokë” – tregoi Sead Spahoviç

Duke folur për sulmin e shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit,  organizminin e të cilit e mori përsipër Milan Radoiçiç, avokati tha se pas ngjarjes, e gjithë procedura kundër tij po zhvillohet vetëm prej presionit të bashkësisë ndërkombëtare, përndryshe Beogradi zyrtar nuk do kishte lëvizuar as gishtin e vogël për të vënë drejtësi.

Spahoviq theksoi se qeveria po dërgon mesazh në popull se po punojnë nën presionin ndërkombëtar, sepse, siç tha ai, ka një komponent të rëndësishëm në formimin e opinionit publik. Ai është patriotizmi, që ndryshe përkthehet nacionalizëm.

“Në Serbi, patriotizmi (nacionalizmi) është vlera numër një” – tregoi avokati

“90 për qind e popullit është për zgjidhjen e gjithçkaje në Kosovë me armë, por jo nga ata, por nga dikush tjetër. Gjëja kryesore është patriotizmi, dhe në përkthim nacionalizmi, i cili është një projekt shovinist prej vitesh në skenë”- tha Spahovic, i cili po ashtu ka theksuar se ky rast ka, siç tha ai, një “komponent të ri”.

“Të pandehurit që akuzohen për krimet të rënda, gjëja e parë që ata bëjnë është mbrojtja e qeverisë. Është një modë e shfaqur vitet e fundit. Ata shkojnë në televizione e media ku deklarohen se “qeveria nuk ka lidhje me këtë”. Është e pabesueshme që një njeri nuk mbron veten për krimet, por mbron qeverinë. Po pse ndodh kjo? Ka një simbiozë. Ata mbrojnë njëri-tjetrin. Historia se gjoja armët për organizmin e Banjskës, ishin blerë në Tuzla, është një trillim për të mbuluar origjinën e armëve dhe që gjithashtu shërben për të mashtruar ata që duan të mashtrohen. E gjithë procedura që po zhvillohet për sulmin në Banjskë, do të mbetet pa përgjigje, sepse për këtë arsye po zhvillohet” – theksoi avokati shumë i njohur serb, Sead Spahoviç.

Advertisement