Connect with us

Sport

“Duhet kapur me shkelma” dhe “Fashist”, plas keq mes yllit të Milanit dhe legjendës së Lacios

Komentatori i Sky, Di Canio kritikoi qëndrimin e portugezit dhe Theos gjatë ndeshjes në Olimpico kundër Lazios. Rafael Leao iu përgjigj Paolo Di Canio në platformën X. Sulmuesi i Milanit ka postuar një foto të ish-lojtarit të Lazios, aktualisht komentues i Sky, ku shihet krahu i shtrirë. Një imazh që i referohet një derbi të vjetër të Romës, pas të cilit qëndrimet e Di Canio u kritikuan shumë për qëndrime fashiste.

Përgjigja e Leaos erdhi pas deklaratës së Di Canio që kishte sulmuar portugezin dhe Theo Hernandez për qëndrimin e tyre gjatë pushimit Lazio-Milan. Dy lojtarët, që Fonseka I kishte ulur në stol, kishin vendosur të mos afroheshin te pjesa tjetër e skuadrës duke injoruar kështu edhe udhëzimet e trajnerit të tyre.

“Nuk po flasim për fëmijë, por për lojtarë që përfitojnë nga 10 milionë euro. Është turp, është delegjitimim për profesionistët e këtij sporti, por edhe për një emër të madh si Milani. Shokët e tyre duhet t’i përplasin pas murit”, ka shtuar ish-legjenda e Lacios.

Advertisement