Connect with us

Sport

“Duhet të qetësohem”/ Bellingham flet pas dëmtimit në stërvitje

Ende pa nisur mirë sezoni, trajneri i Realit të Madridit është bërë me ‘dhimbje koke’.

Carlo Ancelotti do të duhet të bëjnë pa Jude Bellingham, në ndeshjen e dytë të La Ligas, për shkak të një dëmtimi që ylli anglez ka pësuar gjatë stërvitjes. Sipas raportit mjekësor të klubit, mesfushori anglez ka pësuar një dëmtim në muskulin plantaris të këmbës së djathtë dhe për këtë arsye do të jetë jashtë fushës për të paktën një muaj.

Ky është dëmtimi i dytë për spanjollët këtë sezon pas Camavinga, që pësoi një ndrydhje në ligamentin e brendshëm kolateral të gjurit të majtë në prag të Superkupës së Europës. Megjithatë, një goditje e vështirë për t’u tretur për nënkampionin e Euro 2024, i cili do të kishte dashur të hynte menjëherë në mekanizmat e Real Madridit të ri me Mbappen në qendër të sulmit.

“Nuk ka asgjë që urrej më shumë se të mungoj ndeshjet. Gjithsesi, unë përpiqem të shikoj në anën e mirë dhe ndoshta trupi im po më thotë se ka nevojë për pak më shumë pushim pas një viti sfidues. Jam shumë i frustruar, por do t’i mbështes djemtë si tifoz derisa t’i bashkohem sërish në formën time më të mirë dhe më të fortë”, tha Bellingham.

“Faleminderit për mesazhet tuaja shqetësimi dhe mbështetjen. Shumë dashuri dhe Hala Madrid!”,shkruan Bellingham në rrjetet sociale. 21-vjeçari do të humbasë debutimin e “los blancos” në Champions League dhe të paktën katër ndeshje në La Liga: Përveç asaj kundër Valladolidit, ai do të mungojë edhe kundër Las Palmas, Betis dhe Real Sociedad.

Advertisement