Connect with us

Aktualitet

“Duhet të shtojmë numrin e hetuesve të BKH”, Altin Dumani-Kuvendit: Na duhen këshilltarë ligjorë për prokurorët

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani është duke raportuar paraditen e së premtes në Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian rreth ecurisë së Strukturës së Posaçme gjatë vitit 2023.

Gjatë fjalës së tij, Dumani radhiti disa arritje të institucionit që ai drejton, por edhe problematikat me të cilat SPAK po haset aktualisht.

Në fokus të Prokurorisë së Posaçme, siç u shpreh Dumani, mbetet ulja e çështjeve të mbetura.

SPAK do të përgatisë një strategji të veçantë për këtë aspekt. Një rekomandim tjetër ishte përgatitja e një strategjie komunikimi me publikun për të cilën po punohet edhe falë ndihmës nga ekspertët ndërkombëtar…”

Dumani pret nga Kuvendi që t’i japë zgjidhje mungesës së përcaktimit të statusit ligjor për prokurorët e posaçëm pasi këtyre të fundit iu përfundon mandati i prokurorit.

“Po ashtu edhe mungesa e këshilltarëve ligjorë. SPAK përfaqëson çështje në tre shkallë të gjykimit, e herë pas herë dhe në Kushtetuese. Pasja e këshilltarëve ligjor do të ndihmonte shumë edhe në përgatitjen e tyre.”

Një tjetër problematikë e listuar ishte edhe rënia e referimeve nga institucionet publike. Më konkretisht, referimet dhe kallëzimet kanë rënë me 40%, me përjashtim të Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, po shihet po ashtu mundësia e shtimit të anëtarëve të BKH-së.

Advertisement