Kosova
Duhet urgjentisht…avokat Ngjela tregon pasojat nga SHBA për Kurtin
Javën që shkoi, Emisari amerikan Gabriel Escobar ka thënë se nuk ka arritur ta bindë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që të pezullojë vendimin për ndalimin e monedhës serbe në Kosovë, por edhe se shpreson që të gjendet një zgjidhje ditën e martë, kur kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Bruksel.
Por, me vendimin e institucioneve të Kosovës për heqjen e dinarit, është pajtuar avokati Spartak Ngjela, i cili ka kërkuar që dinari të hiqet urgjentisht nga Kosova.
“Për dinarin, Albin Kurti ka të drejtë. Duhet hequr urgjentisht nga qarkullimi. Dinari është monedha e ish-pushtuesit” – ka theksuar Ngjela
Teksa ka folur për pasoja të “padëshirueshme”, zyrtari Escobar është shprehur i zhgënjyer me Qeverinë e drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai eshte shprehur se nuk do të ketë masa ndaj Kosovës për dinarin, por vetëm pasoja.
Por, ndryshe mendon avokat Ngjela. Sipas tij, nuk do të ketë pasoja për Kurtin lidhur me dinarin.
“Asgjë nuk ka per të ndodhur. Amerikanët nuk janë kundër” – është shprehur Ngjela
Avokati komentoi edhe vendimin e Qeverisë së Kosovës, për kalimin e 24 ha tokë te Manastiri i Deçanit, për të cilin tha se Kryeministri Albin Kurti nuk veproi “mirë” dhe “ka gabuar”.