Kronike
Duke ‘shëtitur’ me makinën e vjedhur… arrestohet në Durrës ‘Çipuri’, pjesë e bandës së Gaxhait
Është arrestuar në Durrës Armando Sulejmani, i njohur ndryshe si “Çipuri”, pjesë e bandës së Gaxhait në Vlorë. Ai është arrestuar teksa lëvizte me një mjet të vjedhur. Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Haxhiaj. Sipas informacioneve të para, policia iu vu pas, pasi ai nuk i ndaloi një postblloku.
Sulejmani kishte lidhje të ngushta me Gëzim Sinomatin, i cili u ekzekutua me snajper në ballkonin e banesës së tij në Vlorë, pak kohë më parë. Kujtojmë se “Çipuri” i ka shpëtuar disa atentateve që janë bërë ndaj tij ndër vite.