Connect with us

Politike

“Dumani, kurajoz dhe i ndershëm”, Rama – ndjekësit: Nuk erdhi nga Hëna, por duhet të vinte PS në pushtet

Kjo lufta kundër korrupsionit, këto hetime e gjyqe që po zhvillohen si thua ti nuk kanë lidhje me asnjë plan, projekt, program e vullnet të PS?  Po të mos isha unë dhe PS ti nuk do i shihje këto”. Kështu iu përgjigj kryeministri Edi Rama një prej ndjekësve në rubrikën “Sy m’sy” i cili e pyeste nëse kishte ndonjë plan për të luftuar korrupsionin.

Duke e cilësuar kurajoz dhe të ndershëm kreun e SPAK Altin Dumani, Rama tha se ai ka qenë edhe më parë prokuror këtu, por sipas tij duhet të vinte PS në pushtet që të bënte reformën në drejtësi.

“Altin Dumani për të cilin kam respekt dhe ka solidaritetin tim e tonë përballë sulmeve kafshërore edhe deri kundër familjes së tij. Nuk ka ardhur nga Hëna, as nuk e kanë sjellë me avion nga Amerika e Europa kur u ngrit institucioni i SPAK. Ka qenë këtu, ka punuar prokuror. E kishe dëgjuar ti Dumanin atëherë? Jam i bindur që  i tillë ka qenë edhe atëherë i ndershëm dhe kurajoz. E kishe dëgjuar ti më parë? Pse nuk është thirrur Dumani? Pse nuk ishte marrë Dumani nga ndonjë politikan dhe ti thoshte hajde këtu e më jep llogari? Pse nuk e ka marrë ndonjë politikan e ta çonte në duart e drejtësisë. Pse? Sepse nuk kishte ardhur akoma koha që solla unë e PS që bëmë reformën në drejtësi e i dorëzuam shpatën e drejtësisë ndëshkimit. I dhamë organizmin e vetë PS për të përshkallëzuar luftën kundër korrupsionit dhe për t’i kërkuar drejtësisë të ndërhyrë kudo ku shikon të arsyeshme dhe për të pastruar shtëpinë tonë. S’të duket një plan ty?”

Advertisement