Kronike
Dumani nuk kursen as vëllain e tij, dëshmia: Ka qenë i përfshirë në atentatin e trefishtë në Bradashesh
Bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani nuk ka kursyer njeri, duke zbuluar edhe rolet qw ka pasur vëllai i tij në ngjarjet kriminale që kanë tronditur vendin. Përballë hetuesve ai është shprehur se në atentatin e trefishtë në Bradashesh, ku u ekzekutua Indrit Alibej dhe Arben Dylgjeri, vëllai dhe xhaxhai i Erjon Alibejt dhe një shtetas turk ka qenë i përfshirë edhe vëllai i Nuredin Dumanit, Dashamir Dumani. Por sipas Dumanit, sqarime më të detajuara për atentatin mund të japë vetëm vëllai i tij, pasi ka marrë pjesë në këtë ngjarje. Gjatë ballafaqimit që ka patur me Fatos Gosën, një nga të arrestuarit e dosjes Plumbi i Artë si informator në ekzekutimim e Andi Zylyfit në Peqin, Dumani ka treguar përpara hetuesve, se ai ka patur rolin e informatorit edhe në vrasjen e trefishtë të Bradasheshit në Elbasan. Por, Gosa e ka kundërshtuar atë, duke u shprehur se ai nuk ka informacion me këto ngjarje dhe se nuk ka asnjë njohje me Nuredin Dumanin.