Connect with us

Aktualitet

Dumani për mediat: U godit një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri

Ka nisur konferenca e përbashkët për operacionin antidrogë mes Italisë dhe Shqipërisë. I pranishëm është kreu i SPAK Altin Dumani e Kryeprokurori i Barit Roberto Rossi, Drejtori i Antimafias italiane Gjeneral Michele Carbone e përfaqësuesi për Eurojust për Italinë Gianluca Forlani.

“Një hap tjetër të rëndësishëm kundër krimit të organizuar. I është dhënë një goditje një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri, në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. U godit nje prej grupeve më të fuqishme kriminale në vend”, tha Altin Dumani.

Ky operacion i mbështetur nga hetimet e thelluara dhe shkëmbim efektiv informacioni ndërinstitucional është dëshmi e asaj që mund të arrihet kur institucionet e drejtësisë dhe strukturat e zbatimit të ligjit bashkëpunojnë, profesionalizëm dhe besim.

Shpreh mirënjohjen për prokurorët e SPAK, hetuesit e BKH, Policinë e Shtetit dhe partnerët italianë që sot ndodhen mes nesh dhe kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm. Falenderim për Eurojust dhe Europol për mbështetjen e dhënë gjatë hetimeve të kryera”, tha Dumani.

Ndërkohë bëhet me dije se deri tani janë arrestuar tre persona në Durrës, Fier dhe Vlorë. Një prej të arrestuarve është edhe administratori i një shoqërie transporti autobusësh, Lingor Çombashi.

Raportohet se urdhërarrest është lëshuar për Ervis Doçin, i cili njihet dhe si “Visi i Pojës. Po ashtu urdhërarrest është caktuar edhe për një avokat në Durrës, Armand Tragaj (ish-sekretar i Këshillit Bashkiak në Durrës), për një ish-punonjës policie, emri i të cilit ende nuk dihet dhe për një person të identifikuar si Orges Molla. Operacioni dhe kontrollet në kuadër të tij vijojnë në disa qytete shqiptare dhe italiane, ndërsa janë sekuestruar pasuri me vlerë miliona euro.

‘Ndoqëm paratë përtej kufirit’, prokurori italian: Bashkëpunimi me SPAK i suksesshëm, nuk patëm rrjedhje informacioni

1747821505_fronali.JPGPërfaqësuesi për Eurojust për Italinë Gianluca Forlani, tha se bashkëpunimi me SPAK ishte i suksesshëm dhe nuk pati rrjedhje informacioni.“Falenderimi i shkon të gjithëve, dhe me kontributin e secilit kemi arritur të ndërtojmë një hetim që shkon përtej kufijve. Çdo gjë nga gjyqtarët, forcat e rendit, shkëmbimi informacioneve, DIA, policia e re gjyqësore në SPAK, nëse duke punuar bashkë vendosim angazhimin tonë, mund të arrijmë nivele që më parë ishin të vështira për tu arrirë. Në këto vite bashkëpunim, mund të arrijmë të perfeksionojmë arritjet tona.Çdo gjë që vjen, si edhe burimet e marra nga Eurojust, dhe bashkëpunimet edhe me vendet e tjera, por edhe me burime të reja, që afron ligjin italian me atë shqiptar si bashkëpunëtorët e drejtësisë, kanë dhënë një kontribut edhe më të madh për hetimin. Për të arritur te flukset ekonomike, pra për të ndjekur paratë përtej kufijve. Kufijtë nuk janë më pengesë se ekziston ky bashkëpunim që na ka lejuar edhe të sekuestrojmë pasuri që janë krijuar në mënyrë të paligjshme.Të gjitha të ardhurat e paligjshme të transportuara në Shqipëri u hetuan me anë të një analize të detajuar. Prova e këtij bashkëpunimi është prania jonë këtu sot. Ne kemi vendosur të ndjekim këto masa në Shqipëri dhe Itali e kemi bërë me një regji ndërkombëtare që lejoi të mos përhapeshin informacionet. Ndajmë të njëjtat rezultate sepse jemi një skuadër e përbashkët që me kohën po perfeksionohet”, tha ai.

Perditesim

Operacioni “Ura” parashikon ekzekutimin e vendimeve për sekuestrimin e pasurive në Shqipëri dhe në Itali, që përfshijnë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, me një vlerë prej disa miliona eurosh, si dhe urdhra për arrest me burg, të lëshuara nga gjyqtari hetues i Barit dhe nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, ndaj 52 personave të dyshuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të lëndëve narkotike, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

Aktiviteti hetimor – thuhet në një njoftim të DIA-s – është pjesë e një projekti më të gjerë hetimor të DDA-së së Barit dhe SPAK-ut të Tiranës, me qëllim luftimin e trafikut të pandërprerë ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës, të kontrolluar nga organizatat kriminale shqiptare, të cilat transportojnë sasi të mëdha të këtyre drogave midis Ballkanit, Europës Veriore dhe Puglias.

Operacioni antidrogë ‘Ura’ në Shqipëri dhe Itali është vijim i operacioneve ‘Shefi’, ‘Kulmi’ dhe ‘Shpirti’.

perditesim

Goditja e grupit kriminal nga SPAK, lëshohen masa edhe për zyrtarë shtetëror! Sekuestrohet një televizion, 3 restorante, 6 shoqëri tregtare

Prokurori Vladimir Mara ka dhënë detaje në lidhje me megaoperacionin e SPAK dhe autoritetet italiane, ku është goditur një grup kriminal dhe janë lëshuar 40 urdhër arreste. Po ashtu ai tha se përveç anëtarëve të grupit kriminal janë lëshuar masa arresti edhe për zyrtar. Ndërkohë po ashtu në sajë të këtij operacioni janë sekuestruar disa biznese në Durrës dhe një televizion në Vlorë, të cilat dyshohet se financoheshin ose ishin ndërtuar nga paratë e drogës.

Perditesim

Drejtoria e Antimafias së Barit ka bërë publike pamjet nga operacioni i madh i koduar “Ura” kundër trafikut ndërkombëtar të drogës. 52 persona kanë përfunduar në pranga në Itali dhe në Shqipëri.

Siç duket nga pamjet e shpërndara nga autoritetet italiane është sekuestruar një sasi e madhe parash, të ndara në pako me prerje të ndryshme, nga 100, 50, 20 dhe 10 Euro.

Mjafton të shikojmë foton për të kuptuar sasinë marramendëse të parave të zbuluara.

Operacioni ‘Ura’ / Prokurori italian Rossi: Mafia shqiptare është një forcë e madhe në Europë, jemi të bindur se do ta luftojmë këtë ‘kancer’

1747820528_robertorossi.jpg
Kryeprokurori i Barit, Roberto Rossi, në konferencën e përbashkët për shtyp së bashku me kreun e SPAK, Altin Dumani, u shpreh se mes institucioneve shqiptare dhe atyre italiane ka pasur një bashkëpunim perfekt. Rossi u shpreh se mafia shqiptare është një forcë e madhe, por që ai shpreh bindjen se aktiviteti i tyre do të hetohet falë bashkëpunimit.“Jam shumë i lumtur që jam këtu për luftën kundër mafias që ndajmë me prokurorinë e Barit dhe autoritetet shqiptare. Kemi punuar dhe vazhdojmë të punojmë prej 10 vjetësh për të luftuar krimin në Itali dhe Shqipëri. Jemi të ndërgjegjshëm që autoritetet e hetimit shqiptar janë shumë të afta për kapjen e veprave bashkë me ne. Kjo afërsi dhe kjo forcë e përbashkët është shumë e rëndësishme. Mafia shqiptare është një forcë e madhe, por jemi të bindur se populli shqiptar do ta luftojë këtë kancer, përmes bashkëpunimit që është perfekt dhe që mund të arrijë këtë objektiv.Për detajet e operacionit do të flasin kolegët e mi dhe këtë afërsi që ndodh mes nesh.”- tha Rossi.Operacioni ‘Ura’/ Itinerari që përdorej për shpërndarjen e drogës, lënda narkotike e presuar me logot ‘Audi’, ‘Paris’ dhe ‘Leon’! Nga Shqipëria drejt Italisë dërgohej përmes autobusëve

1747818200_operacioniura.jpg
Të tjera detaje mësohen lidhur me operacionin e përbashkët antidrogë mes autoriteteve italiane dhe shqiptare.Lënda narkotike kokainë nisej nga Ekuadori drejt portit të Roterdamit në Holandë dhe më pas në Bari të Italisë. Nga aty shpërndahej në qytete të tjera të Italisë, por edhe shtete të tjera të BE. Droga e presuar kishte logo të ndryshme, përfshirë atë të Audi, Paris dhe Leon.Këto emërtime janë sipas devijacioneve të ndryshme nga ku do të shkonte në destinacion. Ndërkohë, lënda narkotike heroinë dërgohej nga Shqipëria në Itali përmes autobusëve të linjave të Barit dhe jo vetëm, të cilët lëviznin në det përmes trageteve.E njëjta rrugë përdorej nga autobusët për sjelljen e sasive të mëdha të parave në Shqipëri. Nga kontrollet, përveç lëndës narkotike dhe topave me para, janë gjetur lista ku shënoheshin shumat a parave dhe të shpërndarjes së drogës. Grupi kriminal i goditur i shqiptarëve i kishte rolet e ndara, sipas funksioneve që kryenin, nga porositë tek ata që kalonin lëndën narkotike për në Itali.Operacioni i përbashkët antidrogë Itali-Shqipëri, ndalohet edhe pronari i agjencisë së udhëtimit “Ligori Travel”! Dyshohej se transportonte para nga Italia drejt Shqipërisë

Megaoperacioni i koduar “Ura” mes autoriteteve shqiptare e italiane është shtrirë edhe në qytetin e Fierit. Mes 52 urdhër-arresteve të lëshuara është edhe Ligor Çombashi, administrator i kompanisë së autobusëve të linjës Shqipëri- Itali, “Ligori Travel” .Sipas burimeve policore, Çombashi është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në banesën e tij në Sheq Marinas ndërsa mësohet se nuk është një person i panjohur për policinë, pasi në vitin 2016, është arrestuar për kotrabandë mallrash në Vlorë.Burime nga fshati Sheq Marinas bëjnë me dije se Ligor Çombashi e ka nisur aktivitetin e tij pas viteve ’90, fillimisht me furgonë dhe njihet si njeri i qetë dhe i respektueshëm.Dyshohet se Çombashi transportonte shuma parash nga aktivitetet e paligjshme të personave në Itali drejt të afërmve të tyre në Shqipëri.

 

 

 

Advertisement