Aktualitet
‘Dumanin duan ta fusin në kurth/ Ndërkombëtarët i kanë caktuar afat për mbylljen e dosjeve me emrat e medhenj
Këtë të hënë është diskutuar për kreun e SPAK, Altin Dumanin. Polemisti Laert Vasili ka thënë se atë duan ta fusin në kurth, por është një figurë e drejtë.
Ndërsa, gazetarja Anduena Llabani ka deklaruar se faktori ndërkombëtar i ka caktuar Dumanit një afat për mbylljen e dosjeve me emrat e medhenj të politikës.
Sipas gazetarit Trashëgim Sokolaj, te Dumani lexohet vetëm zhgënjim, pasi ka kërkuar disa gjëra, për të cilat askush nuk ka reaguar.
Vasili: “Janë këto forcat që duan që vendin ta çojnë në luftë civile me domosdo. Shqipëria është vendosur në një plan të mendjes së tyre që çdo 25-vjeçar këtu duhet të shkatërrohet diçka. Aq e mbajti dhe Gjergj Kastrioti 25 vjet dhe më pas erdhën otomanët.
Kjo është një strategji shumë e madhe që i janë vërsulur SPAK dhe Altin Dumanit. Nëpërmjet kësaj, duan që të fillojnë arrestime të bujshme dhe të shpeshta. Puna që ka bërë SPAK me 575 zyrtarë të lartë, ku brenda shikon dhe ish kryeministra dhe ish ministria. Tani këta duan ta fusin në kurth Dumanin, por ai është një figurë shumë e drejtë”.
Llabani: “Unë kam informacion që faktori ndërkombëtar, ia ka caktuar Dumanit një afat deri në përfundim të afatit të tij për të mbyllur dosje që kanë lidhje me emra të mëdhenj të politikës dhe qeverisë. Ne nuk duhet të harrojmë që procedimet e fundit që ka bërë SPAK ndaj kryetarëve të bashkive, që të gjithë kanë hyrën në sitën e SPAK prej disa kohësh. Nuk mund të harrojmë që një nga dosjet ka tronditur politikën është dosja ‘Enkro chat’, e cila ka ardhur nga shteti belg dhe në të janë përgjimet me grupet kriminale, ku kanë rezultuar nga polic, kryepolic dhe në të gjitha sferat deri në administratë”.
Bozheku: “Altin Dumani nuk është trembur vetë personalisht. Në qoftë se të gjithë kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij përmenden dhe nuk e dinë që ato mesazhet do të hapeshin, natyrisht çfarë do të bëjë… Dumani duke qene vetëm është i paaftë duke qene vetëm që t’i çojë deri në fund ato që do të jenë dhe dosjet dhe më të nxehta”.
Sokolaj: “Duke qenë një prokuror klasik që nuk e preferon median, në daljet e tij të fundit, Dumani ka pasur një evolim pozitiv, sa i përket temave dhe mënyra si i trajton. Unë lexoj tek ai një zhgënjim, ndjehet vetëm, se është në vitin e tretë të mandatit të tij dhe në muajt e fundit. Tre vjet rresht ka shkuar në parlament dhe iu ka thënë zgjasni mandatin e prokurorëve të SPAK, ka shkuar thënë që kemi gjyqtarë që kërcënohen nga krimi dhe politika, nuk ka asnjë reagim, ka kërkuar shtesë në BKH dhe nuk i është përgjigjur askush. Pjesa e nëndheshme janë gjëra që ne nuk i dimë”.