Kronike
Durrës/ Bie nga pallati, ndërron jetë turistja
Një turiste polake ka ndërruar jetë në Durrës, pasi ka rënë nga pallati ku ishte akomoduar për pushime. Sipas policisë ngjarja ka qenë aksidentale. 55-vjeçarja B.V ra nga kati i gjashtë i një hoteli që ndodhet në lagjen nr.13 në Durrës.
‘Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i hotelit ku ishte akomoduar për pushime, shtetasja polake B. V., 55 vjeçe, banuese në Poloni, e cila për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.’- njofton policia.