Aktualitet
Durrës, PS kryeson me mbi 59% të votave, epërsi e thellë ndaj PD-së edhe në Shijak

Ka nisur numërimi dhe në qarkun e Durrës. Dy kutitë e para janë hapur në bashkinë Shijak.
Sipas të dhënave të KQZ-së, në këto kuti kryesonte me 256 vota PS, ndiqej nga PD me 99 vota. Ky trend vijoi edhe më tej me kutitë e raportuara nga të gjitha KZAZ-të dhe qendrat e numërimit, në Durrës dhe rrethina.
Nga 22 kuti të numëruara deri në orën 04:00, PS kryesonte me 59,2%, ose 3106 vota, kundrejt 1810 votave të PD-së, me 34,5%. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet renditet forca e tretë në këtë qark, me 2,4%.
Edhe në Shijak, në 10 kutitë e para, PS kryesonte me mbi 62%.
Kliko këtu për të lexuar rezultatet në kohë reale në rang kombëtar

