Connect with us

Aktualitet

Durrësi si Venecia/ Ministria e Mbrojtjes: Uji depërton në oborret e shtëpive

Ministria e Mbrojtjes po punon për menaxhimin e situatës në qytetin e Durrësit, ku janë vënë re disa problematika të cilat janë duke u monitoruar.

Nga përmbytjet e mëdha uji ka depërtuar dhe në disa nga oborret e banesave. Gjithashtu janë krijuar dhe problematika në qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve.

Njoftimi:

Për shkak të reshjeve të shiut, në qytetin e Durrësit janë shfaqur disa problematika të cilat po monitorohen dhe trajtohen nga strukturat përkatëse.

 

 

Uji ka depërtuar gjithashtu dhe në oborret e disa shtëpive në zonën e njohur si “Ura e Dajlanit” dhe Ish-Këneta.

Një eskavator i Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit ka mbërritur në Kanalin e Ujrave të Larta për ndërhyrje dhe pastrimin e kanaleve.

Ka rritje të nivelit të ujit në rrugë, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve si dhe prani të ujit në disa zona të qytetit si dhe në Shkozet, Ish-magazinat e Agrotransportit, Zona e Plazhit, Ish-Këneta, Stadiumi dhe Lagja “17 Nëntori”.

Niveli i ujit në Kanalin e Ujrave të Larta në unazën e qytetit ka arritur në një nivel kritik.

Po ashtu, ka prani të ujit edhe në sipërfaqe bujqësore në njësinë administrative Sukth.

Strukturat vendore janë angazhuar për të riparuar pasojat e krijuara dhe po punojnë intensivisht për të menaxhuar situatën.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të vijojë të ndjekë situatën, për të koordinuar forcat deri në normalizimin e situatës

Advertisement