Connect with us

Aktualitet

Dy adoleshentë kanosin një 11-vjeçar, gjenden thika dhe shkopinj druri

Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar ditën e sotme në Vlorë, ku dy adoleshentë të moshës 15 dhe 17 vjeç kanë kanosur një 11-vjeçar.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se gjatë kontrollit të zonës që frekuentonin të miturit, u gjetën mjete prerëse dhe shkopinj druri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

DVP Vlorë / Parandalohet në kohë një ngjarje kriminale mes të miturve, procedohen penalisht 2 adoleshentë për kanosje dhe mbajtje të sendeve të rrezikshme.

Falë reagimit të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, u parandalua një përshkallëzim i dhunës mes të miturve, ku dy adoleshentë, 15 dhe 17 vjeç, kanë kanosur, për motive të dobëta, një të mitur 11-vjeçar.

Gjatë kontrollit të zonës që frekuentonin të miturit, u gjetën mjete prerëse dhe shkopinj druri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement