Kosova
“Dy ditë besë”, familja e Liridonës paralajmëron hakmarrje
Familja e Liridona Ademajt vrasja e së cilës u porosit nga bashkëshorti i saj, kërkon zhvarrosjen e trupit dhe eshtrat e saj të prehen në fshatin e saj të lindjes.
Vëllai i 33-vjeçares ka shkruar në rrjetet sociale se i ka dhënë familjes me të cilën kishin krushqi dy ditë besë dhe autoritetet i druhen një hakmarrjeje të mundshme.
Çifti jetonin në Suedi ndërsa ishin në proces divorci. Procedurat kishin nisur që në vitin 2019 por çështja ishte pezulluar në Shkurt të vitit 2020.
33-vjeçarja u qëllua në prani të burrit dhe fëmijëve të mitur mbrëmjen e 29 Nëntorit në periferi të Prishtinës.