Kosova
‘Dy ditë besë’, vëllai i Liridonës: Ishte keqkuptim
Familjarët e Liridona Murselit kanë mbërritur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e së resë.
Vëllai i të ndjerës Liridona Ademaj ka treguar se deklarata e dhënë e Naim Murselit “dy ditë besë” është keqkuptuar. Ai shtoi se familje e tyre e ka lënë rastin “në dorë” të drejtësisë së Kosovës.
“Ka qenë një keqkuptim. Ditën kur e kanë arrestuar Naimin, na kanë thirrë në telefon dhe na kanë thënë që është edhe dy ditë e pamja. Këtu është bërë një keqkuptim se kanë thënë dy ditë i kanë dhënë afat e s’di as çka është besë. Ajo s’është e vërtetë. Baba i ka thënë mbane të pamën edhe dy ditë qysh e keni pasë dhe asnjë send tjetër s’ka pasë. S’ka pasë dy e tri ditë besë. Ne gjithçka ia lëmë drejtësisë, besojmë në drejtësi të Kosovës”, tha vëllai i së ndjerës.