Connect with us

Kronike

Dy makina përplasen kokë më kokë me njëra-tjetrën, humb jetën 51-vjeçari dhe plagosen 5 të tjerë

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e 5 të tjerëve ka ndodhur të mërkurën në Fier.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Rotondo e Levanit”, ku automjeti me drejtues shtetasin Ilir Pujo, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Luftar Braçja, 51 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi Luftar Braçja dhe kanë shkuar në spital për të marrë mjekim shtetasi Ilir Pujo dhe katër pasagjerë.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, të dyja automjetet kanë qenë duke udhëtuar në të njëjtin drejtim njëri pas tjetrit.

Dyshohet se drejtuesi i automjeti të dytë ka humbur ndjenjat në timon dhe i pavetëdijshëm ka goditur automjetin para tij dhe për pasojë ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Advertisement