Politike
‘Dy ministra nuk udhëtojnë dot në USA’/ Gazetari bën paralajmërimin e fortë: Përveç Veliajt…
Nga Basir Çollaku
Duket se përveç Veliajt që e kishte vizitën e fundit për në Amerikë, janë edhe dy ministra në pamundësi biletash për të vizituar tokën e premtuar.
Kjo ngjan me një qëndrim ndryshe tashmë ndaj mazhorancës. Pasi paligjshmëria inkriminimi dhe korrupsioni janë motivet e ndalesave për zyrtarët e lartë. Janë dy qeveritarë të rëndësishëm që do i mungojnë diasporës elektorale.
Për të dy, ka dosje me rrethana të rënduara penale. Tendera, koncensione, investime strategjike, favore të inkriminuarve për përfitime elektorale, janë brendi e fashikujve.
Natyrisht si pjesa dërrmuese e ekzekutivit janë në hetim për dosje të rënda kriminale. 2025 nisi me rikthimin e veprimeve hetimore në Strukturën e Posaçme për dosjen “Xibraka” ku po hetohet Olsi Rama, në procedim penal të trafikut të kokainës, vëllai i Kryeministrit.
Thellimi veprimeve do të sillte edhe hetim në kuadër të ligjit antimafia për KM. Muajt parazgjedhorë do të jenë intensive në SPAK për politikanë të cilët janë në hetim prej muajsh.
Janë paketë e veprimeve invetiguese prokurorë e gjyqtarë e oficerë të policisë, ministra e deputetë. Procedimet kanë në fokus edhe dosjet e mëdha të sky-enchro, ku përgjimet kanë nxjerrë shumë të dhëna për lidhjet mafioze të pushtetit me krimin e organizuar.
Hetimet janë shtuar për vepra të fshehjes së pasurive, pastrim parash, investime nga droga e korrupsioni.Në janar janë mbushur tre vite të regjistrimit të procedimit penal Rama-McGonigal dhe zhvillime të reja janë në prag. Me sa duket Qeveria duhet t’i zhvillojë mbledhjet në SPAK, pasi do të ketë shumë ftesa për anëtarët e kabinetit.