Connect with us

Kosova

Dy nga viktimat në Kosovë ishin futbollistë, reagon KF Gjakova

Një aksident i rëndë u mori jetën 3 personave në afërsi të Prizrenit. Aksidenti është shkaktuar si pasojë e garave me makina. Njëra nga makinat ka goditur disa persona të cilët po qëndronin pranë autostradës dhe ishin duke e ndjekur garën.

Viktimat e këtij aksidenti janë: Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, të tre të moshës rreth 20 vjeçare. Po sipas mediave të Kosovës, shoferi që ka përplasur kalimtarët është Arlind Syla, familjar i Lordit.

Sipas mediave dy nga viktimat Lordi dhe Molosi ishin edhe futbollistë. Ish-klubi i tyre, ”KF Gjakova” ka reaguar përmes një postimi në Facebook, të cilët kanë shprehur ngushëllime e tyre familjarëve të viktimave.

“Lajm i kobshëm për të gjithë ne sonte humbën jetën tragjikishtë dy ishë futbollistët tanë Molos Delija dhe Lordi Syla. Ne si kryesi klubit Gjakova dhe futbollistët e të gjitha grupmoshave shprehim ngushllimet më të sinqerta dy familjeve DELIA dhe SYLA për humbjen e dy më të dashurve të tyre. Qofshit banorë të Xhehnetit Molos dhe Lordi”, shkruhej në postim.

Kosova

DRIDHET Serbia, dy ngjarjet që shkaktojnë tërmetin apokaliptik

Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Muhamet Kelmendi ka komentuar situatën që ka të bëjë me qeverinë e re të Serbisë dhe tha se me emrat e përzgjedhur, Serbia ka dalë lakuriq dhe ka treguar se nuk e do paqen në këtë pjesë të Evropës, madje sipas tij, po punon për bashkimin e tërë sllavëve në Ballkanin Perëndimor në një shtet serb.

Më tej, Kelmedi u shpreh se qëllimet e serbëve dolën sheshit edhe para zyrtarëve të BE-së, si Cameron i cili përmedi rrezikun për luftë, e po ashtu edhe Viola von Cramon e cila tha se BE-ja duhet të përzë Serbinë nga agjenda për intergrim.

“Krimineli i luftës Aleksandër Vuçiç i ka shpallur shumë shteteve të BE-së luftë politike” – deklaroi Kelmendi duke kujtuar se edhe vet Beogradi zyrtar e paralajmëroi se muaji maj do të jetë i veçantë, majde jetik për Serbinë.

Sipas profesorit, dy ngjarjet e mëdha që do të ndodhin gjatë këtij muaji, dhe që do ta trondisin Serbinë, janë pranimi i Kosovës në KiE dhe votimi në Asamblenë e Përgjithshme për gjenocidin serb në Srebrenicë.

Serbia shpalli botërisht luftën për armatim, si synim parësor të shtetit. Nga kryeministri i posaemëruar, Millosh Vucevic, u theksua se me armatim  “sigurojmë shtetin serb”, por ai nuk përmendi nga kush kërcënohet?

Serbia i ka forcuar bazat ushtarake serbe anës së kufirit me Kosovën. Po përgatiten edhe grupe të veçanta të armatosura për të vepruar. Priten aktivitete terroriste brenda në Kosovë si edhe në Malin e Zi e Bosnjë e Hercegovinë. As sllavët maqedon nuk kanë mbetur jashtë kësaj loje politiko-ushtarake serbe. Në “boten serbe” hyjnë Bosnja e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Vend ka edhe për Shqipërinë” –  përfundo analizën e tij Muhamet Kelmendi.

Continue Reading

Kosova

Vuçiç rrënohet mendërish, komedia e pushtuesit të falimentuar

Avokati Spartak Ngjela thotë se ushtarët e ushtrisë të Shteteve të Bashkuara po këndojnë këto ditë në rrugët e Prishtinës këngën e tyre anglisht: Zoti e Bekoftë Kosovën, kurse presidenti serb Aleksandër Vuçiç, një ish ministër i drobitur i Sllobodan Millosheviçit, po u thotë serbëve në Beograd se “Do ta marrim Kosovën”.

“Po si serbët do ta marrin Kosovën, do të mundin Amerikën” – pyet avokati në një shkrim autorial, duke shtuar se e gjitha kjo është “Komedi e pushtuesit të falimentuar”.

“Shqipëria është në progres kombëtar të përditshëm. Se kjo kohë është koha e shqiptarisë; dhe është pikërisht ky fakt historik që e ka bërë Vuçiçin në Beograd të flasë përçart. Ai gënjen gjithë ditën, dhe flet me gjuhën e forcës. Por, duhet të kujtohemi se në historinë moderne, të gjithë pushtuesit barbarë, por të mundur, i turbullon mendërisht marrëzia e tyre me ngarkesa pushtuese, të cilën e kanë inerci të patologjisë së tyre. Se janë të sëmurë. Po Aleksandër Vuçiçit, nga po i vjen rrënimi mendor? Serbët kanë ardhur në Ballkan nga hiçi, dhe gjithë zhvillimin e tyre, deri para 34 vitesh, e kanë arritur me pushtime territoresh shqiptare, me shpërngulje të etnisë shqiptare drejt Turqisë, me vrasje, me dhunë, por përfundimisht u mundën. Kjo është historia e tyre në lidhje me Shqipërinë, por si të sëmurë që janë, nuk duan ta pranojnë. Kurse shqiptarëve aq iu bën, se tani janë në kohën e tyre” – ka shkruar avokat Ngjela, duke pyetur se “kë po gënjen Vuçiç, veten apo popullin serb me marrëzitë që flet”.

“Ai po gënjen më shumë, me fantazitë e diktatorit të mundur në luftë, që sheh natën ëndrrat e pushtimit të Kosovës; zgjohet në mëngjes i gëzuar; sheh realitetin e humbësit dhe del e flet botërisht si me makthin patologjik të njeriut shpesë-humbur që nuk do ta besojë të vërtetën. Po ku mund ta dijë Vuçiç që Kosova dhe Shqipëria janë sot dy shtetet shqiptare që përbëjnë risinë evropiane të Shekullit XXI?

Sepse nuk është e largët dita e bashkimit të të gjithë botës shqiptare në Gadishullin Ilirik: Shqipëri, Kosovë, Çamëri, Maqedonia e Veriut, Presheva, Bujanovci: gjithsej rreth 9 milionë shqiptarë. Se kjo nuk është më ëndrra e rilindasve tanë të mëdhenj, por është një realitet historiko-politik. Ja, kjo është bota shqiptare, në aleancë universale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne shqiptarët sot duhet të jemi krenarë, se kjo aleancë është domosdoshmëri historike për të dy shtetet shqiptarë në Gadishullin tone” – ka potencuar Spartak Ngjela.

Continue Reading

Kosova

HAPENI GOJEN, Kearns kërkon të publikohet hetimi për Banjskën

Shefja e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, duke folur për sigurinë në Ballkanin Perëndimor, njoftoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kanë përfunduar hetimin për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës, dhe kërkoi publikimin e rezultateve.

Duke qenë se në këtë fazë asnjë prej shteteve kryesore perëndimore nuk i ka bërë publike rezultatet e hetimeve, deputetja britanika kërkoi nga SHBA-ja të përgjigjen dhe t’i prezantojnë të gjeturat e hetimeve, posaçërisht për shkak se autoritetet serbe mohojnë përfshirjen në këtë sulm dhe rrezikut të përsëritjes së të njëjtës ngjarje.

“Aleatët duhet urgjentisht të publikojnë rezultatin e hetimeve, sepse e vërteta ka shumë rëndësi”, deklaroi Kearns.

Përsa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, posaçërisht mbi sugjerimet e diskutuara që themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të jetë kusht për Kosovën drejt avancimit në organizatë, ajo theksoi se nuk duhet të jetë parakusht Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

“Disa kanë thënë se Kosova duhet të pranohet në Këshillin e Evropës vetëm nëse krijon asociacionin. Britania e Madhe duhet ta kundërshtojë këtë. Unë nuk dua një tjetër Republikë Serbe në Ballkanin Perëndimor. Asociacioni sipas kushtetutës së Kosovës, duhet të themelohet si pjesë e dialogut Prishtinë-Beograd. Por nuk duhet të nxitohemi dhe nuk mund të bëjmë presion” – deklaroi Alicia Kearns.

Ndërkaq deputetët britanikë kanë miratuar unanimisht mocionin e  propozuar nga Kearns, për sigurinë e Ballkanit Perëndimor pas një debati të mbajtur rreth kësaj teme.

Në mocion kërkohet që qeveria britanike të rrisë angazhimin e saj me partnerët rajonalë dhe aleatët ndërkombëtarë në përmirësimin e sigurisë në rajon. Ndërkaq, aty mbështetet integriteti territorial i Kosovës dhe Bosnjës, dënohet sulmi terrorist në Banjskë, si dhe bëhet me dije për ndërhyrjet ruse në Ballkan.

Gjatë debatit, deputetja britanike Kearns tha se duhet një aleancë e re e vendit të saj, SHBA-së dhe anëtarëve të tjerë të NATO-s bashkë me Kosovën që të ruhet paqja.

Kujtojmë se deputetja britanike është një ndër mbështetëset më të zëshme të Kosovës dhe që ka shfrytëzuar pozitën e saj të lartë për të mbrojtur pozicionin e vendit të vogël ballkanik në Parlamentin e Britanisë së Madhe, posaçërisht sa i përket procesit të dialogut.

Continue Reading

Kosova

Vuçiç kurorëzon familjen maf*ioze, fjalimi i mprehtë i Marinika Tepiç në parlamentin serb

Deputetja dhe nënkryetarja serbe e Partisë ‘Liri dhe Drejtësi’, Marinika Tepiç, mbajti një fjalim të ashpër në Parlamentin serb, në debatin për zgjedhjen e qeverisë së re të Millosh Vuçeviçit, në të cilin tha se nuk po votohet një cabinet I ri qeveritar, por po instalohet në krye të shtetit një familje mafioze.

“Gjithçka që duhet të dini për këtë qeveri, e cila zyrtarisht do emërohet nga Millosh Vuçeviç, është se kryeministri i vërtetë do të jetë Andrej Vuçiç. Me këtë qeveri Aleksandër Vuçiç do të vendosë në fronin kryeministror vëllanë e tij. Dhe të gjithë ministrat që do të jenë nën, do votojnë siç do urdhërohen, duke e bërë të lumtur zotërinë e tyre, sepse Aleksandër Vuçiç nuk i beson më askujt për asgjë. Sot jemi dëshmitarë të të ashtuquajturës zgjedhje të Qeverisë së këtij vendi, por në të vërtetë po kurorëzohet ‘La Familia’ në krye të Serbisë. Të moshuarit kanë dëgjuar për Cosa Nostra-n, të rinjtë për Ndragheta, por thelbi është i njëjti: mafia në krye të shtetit. Janë kthyer non gratat. Gjysma e qeverisë përdor narkotikë dhe kokainë ministrore, nga më e mira. Kjo qeveri nuk është as properëndimore e as proruse, kjo është qeveria kolumbiane, me mafiozë dhe kartele kriminale. Dhe ky është interesi i vetëm i Vucicit. Çdo gjë tjetër është një mashtrim për publikun” – deklaroi opozitarja që pas zgjedhjeve të dhjetorit në Serbi, u vu në krye të grevës së urisë për të demaskuar manipulimin zgjedhor.

“Duket se ata në Kombet e Bashkuara janë më rezistent ndaj politikës së Vuçiçit, se sa në Bashkimin Evropian apo në ambasadat e huaja në Serbi. Gjatë kësaj kohe qytetarët vuajnë paligjshmërinë, frikën dhe diktaturën. Reputacioni i të gjitha institucioneve serbe është shkatërruae me planifikim” – theksoi deputetja dhe nënkryetarja serbe e Partisë ‘Liri dhe Drejtësi’, Marinika Tepiç.

Continue Reading

Kosova

Zidojce Zeitung për Srebrenicën: Tensionet ushqehen nga politikanët serbë

“Tensionet po intensifikohen rreth rezolutës së Kombeve të Bashkuara për Srebrenicën” – Keshtu shkruan gazeta gjermane Zidojce Zeitung duke theksuar se ato po nxiten kryesisht nga politikanët serbë”.

Sipas autorit të shkrimit, Tobias Zick në një tekst të botuar nga Zidojce Zeitung, “Në fillim, ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, citohet të ketë thënë në mes të prillit se “ai nuk ka asgjë kundër dënimit të krimeve të luftës në Bosnje dhe gjetkë”, por theksoi se është “kundër përshkrimit në rezolutën e cila së shpejti duhet të miratohet nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, se populli serb eshte gjenocidal”

Autori, megjithatë, thekson se “projekt-rezoluta nuk përmend asnjë popull ‘gjenocid’, as serbët si grup etnik, as Serbinë si shtet dhe as Republikën Srpska”.

“Por kjo “nuk i pengon politikanët në Serbi dhe Republika Srpska të ngjallin emocione dhe të përhapin skenarë tmerri” – shkruan gazetari gjerman dhe përmend performancën e Dodik në Banja Luka në një protestë kundër rezolutës së planifikuar të OKB-së, i cili më pas deklaroi se “operacioni i ushtrisë në Srebrenicë në korrik te vitit 1995 ishte një ‘gabim’ që rezultoi në një ‘krim të madh’, por jo gjenocid. Dodik gjithashtu  u ka shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave, e më pas ka kërcënuar se do të shkëputet: “Nuk do të jetojmë me ju që thoni se populli serb është gjenocidal” – pati deklaruar ai.

“Deklarata të tilla janë ‘kripë në plagët e viktimave’,”  – raporton Zidojce Zeitung deklaratën e Munira Subashiç nga Majki Srebrenica, e cila thekson se rezoluta e planifikuar e OKB-së është “e rëndësishme” në mënyrë që “fëmijët serbë, boshnjakë dhe kroatë të mësojnë të vërtetën dhe që ata fëmijë të dine ndërtojnë të nesërmen mbi të vërtetën”.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING