Shkrime
Dy NON GRATA/ Sanksionet amerikane ndaj Kurtit e Kosovës
Deklarimi NON GRATA i zyrtarëve të Kosovës, kthimi i veriut të Kosovës si para vitit 2004, kur KFOR-i kishte kontroll të plotë, bllokimi i financave nga SHBA-ja dhe BE-ja, qëndrimi pasiv ndaj fushatës së Serbisë për çnjohjen e Kosovës, bllokimi i hyrjes në organizatat ndërkombëtare dhe përjashtimi i mundshëm i Kosovës nga çdo organizatë ndërkombëtare në të cilën tashmë është pjesë – Janë këto disa nga sanksionet e komunitetit transatlantik, të ndara në dy faza, nëse kryeministri i Kosovës Albin Kurti refuzon kërkesat e SHBA-së dhe BE-së që ai ka marrë gjatë vizitës së emisarit amerikan Escobar dhe atij europian Lajçak – shkruan medium “Euronews Albania”
Sources: US and EU considering sanctions against Kurti if situation in north escalates
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, gjatë vizitës së tij në Prishtinë, nuk ka specifikuar saktësisht se çfarë sanksionesh e presin Kurtin, nëse nuk pranon deri të premten shpalljen e zgjedhjeve të reja deri very të vendit, reduktimin e Policisë së Kosovës atje, paraqitjen e një draft-statuti të Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe dhe kthim në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë
Siç pohon mediumi, nga burime diplomatike është mësuar se Kurti dhe një ministër i tij do të përballen me sanksione në nivel personal, por edhe shtetëror në Kosovë dhe se ato do të jenë të ashpra dhe të paprecedenta në historinë e Kosovës.
“Në rast se situata në terren përkeqësohet dhe çon në një kërcënim serioz për sigurinë e përgjithshme, duke përfshirë rrezikimin e trupave të KFOR-it, Albin Kurti dhe ministri i Brendshëm Sveçla mund të shpallen NON GRATA me arsyetimin se paraqesin rrezik për sigurinë dhe paqen” – citohet të ketë thënë burimi ndërkombëtar i mediumit, i afërt me procesin e negociatave Kosovë-Serbi.
“Megjithatë, kjo është faza përfundimtare, e cila aktualisht është vetëm hipotetike dhe komuniteti ndërkombëtar shpreson se nuk do të ketë nevojë për një zhvillim të një natyre kaq drastike” – shkruan euronews.
Komuniteti transatlantik, shpjegon burimi, ka një nevojë jetike për të mos lejuar qendrën e krizës pas linjës së kontaktit me Rusinë. Sepse, siç tha Escobar të martën në një takim me gazetarë, nga kriza në Kosovë përfiton vetëm Rusia.
Komuniteti ndërkombëtar ishte krejtësisht i befasuar, ose siç shpjegoi Escobar, “në dyshim”, sepse me fillimin e planit franko-gjerman, ekzistonte besimi se do të lindnin probleme me palën serbe, si kokëfortë dhe jokonstruktive.
“Askush nuk priste që Qeveria e Kosovës do të nxiste pasigurinë dhe do të nxiste krizat dhe konfliktet me veprimet e saj”, thotë një burim, duke shtuar se tani Perëndimit i ka mbaruar durimi, prandaj ata tani kërkojnë një përgjigje të qartë nga Qeveria e Kosovës.
Sipas mediumit, faza e parë e reagimit do të fillojë me “ngrirjen e fondeve nga Bashkimi Europian”. Janë miliona euro që vijnë në forma të ndryshme çdo vit, përmes programeve qeveritare, apo kanaleve joqeveritare nga BE-ja. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me “procesin e liberalizimit të vizave”, i cili pritej të hiqej si regjim nga dita e parë e vitit të ardhshëm.
Kosova ishte vënë në agjendë për procesimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës, por në fazën e parë të sanksioneve “do të ngrijë edhe ky proces”.
Kjo fazë përfshin edhe “ngrirjen e fondeve amerikane” dhe “ngrirjen e programeve për Forcat e Sigurisë së Kosovës”.
Faza e dytë e sanksioneve – nëse kryeministri Kurti refuzon të bashkëpunojë me partnerët, pra mospërmbushja e obligimeve të marra në dialog dhe veprim pa koordinim – do të jetë më e gjerë dhe e fokusuar në nivelin politik dhe të sigurisë.
Në këtë fazë, komuniteti ndërkombëtar do të tregojë një “qëndrim pasiv ndaj fushatës serbe për tërheqjen e njohjeve të Kosovës”.
Me rënien e kësaj mbështetjeje do të çojë edhe në “përjashtimin e Kosovës nga disa organizata ndërkombëtare”. Siç dihet, Kosova aktualisht është anëtare e rreth 150 organizatave të tilla, të niveleve dhe fushave të ndryshme.
Një nga fazat më të rrepta të sanksioneve, sipas burimeve diplomatike të euronews, do të jetë “riorganizimi i pranisë ushtarake ndërkombëtare”.
Meqenëse situata në veri të Kosovës është duke u përkeqësuar, Kurti dhe Sveçla “mund të shpallen persona non grata me arsyetimin se paraqesin rrezik për sigurinë dhe paqen”.
Komuniteti transatlantik, sipas burimeve të mediumit, është i pakënaqur edhe me pjesën tjetër të spektrit politik në Kosovë dhe qëndrimet e tyre të paqarta.
“As opozita nuk e kupton thellësinë e seriozitetit të situatës dhe rrezikun real për Kosovën” – thotë burimi duke shtuar “Opozita pritet të dalë dhe të deklarojë qartë “nëse është apo jo pro përmbushjes së obligimeve të Kosovës në dialog”.
Duke mos e bërë këtë opozita krijon mosbesim dhe projekton oportunizëm në sytë e komunitetit ndërkombëtar.
Mirëpo, e gjithë kjo aktualisht është në nivel hipotetik, sepse Kurti dhe Qeveria e tij kanë afat deri të premten që të vendosin për plotësimin e tre kushteve të bashkësisë ndërkombëtare, edhe pse besimi i ndërsjellë është dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme.