Kronike
Dy vëllezërit tentojnë të vrasin kushëririn, vihet në pranga 32-vjeçari (Detajet)

Një 32-vjeçar, që akuzohet për tentativë vrasjeje ndaj kushëririt të tij, u vu në pranga.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.
Nga hetimet dyshohet se 32-vjeçari dhe vëllai i tij, shtetasi E. K., 35 vjeç (i arrestuar më parë), më datë 15.06.2024, në lagjen “Gostil”, kanë tentuar të vrasin me mjet prerës, për motive të dobëta, kushëririn e tyre, shtetasin A. C.

