Connect with us

Sport

Dybala zgjedh “zemrën”/ Vendimi surprizë i sulmuesit, refuzon ofertën e sheikëve

Kontrata ishte gati, ndërsa avioni me të cilin do të udhëtonte nga Roma drejt Riadit priste në pistë.

Por Paulo Dibala vendos të ndjekë pasionin dhe zemrën, duke sjellë një kthesë surprizë në atë që ishte lajmi i ditës në merkaton e verës.Sulmuesi argjentinas ka vendosur të qëndrojë te Roma, duke refuzuar kështu një ofertë të çmendur sipas stilit të sheikëve.Bëhej fjalë për një kontratë 3 vjeçare, nga e cila futbollisti do të fitonte 75 milion euro.Në fakt, Dibala kishte thënë “Po”, por në momentin e fundit ndërroi mendjen.Një zgjedhje zemre sipas disa mediave italiane, ndërsa të tjera flasin për një ndjkje të pasionit nga ana e argjentinasit.Sigurisht, transferimi në Arabinë Saudite do ta bënte shumë më të pasur, por nga ana tjetër do të gjente një kampionat ku niveli teknik nuk afrohet me atë të Serisë A, apo futbollit europian në përgjithësi.Por, cilado qoftë arsyeja, vendimi i Paulo Dibala për të qëndruar te Roma është pritur në mënyrën më të mirë nga tifozët verdhekuqë.Qindra prej tyre rrethuan shtëpinë e sulmuesit në kryeqytetit italian për të festuar “besnikërinë” e tij.

Advertisement