Connect with us

Aktualitet

Dyfishohen sëmundjet alergjike në Shqipëri, mjekët: Shkak ndotja e ajrit

Dyfishohen sëmundjet alergjike në Shqipëri. Sipas mjekëve alergologë, jo vetëm luhatjet e temperaturave në vend duke përjetuar ditë të ngrohta dhe të ftohta brenda të njëjtit muaj, për shkak të ngrohjes globale, por edhe faktorë të tjerë ambientalë si ndotja e ajrit, kanë bërë që në vend të rritet numri i pacientëv eme probleme alergjike.

“Në përditshmërinë tonë është dyfishuar numri i pacientëve që vijnë me probleme alergjike në të gjitha grupmoshat. Në përgjithësi janë sëmundje kronike, një pjesë e mirë e tyre”, shprehet alergologia Eris Mësonjësi.

Ajo që shihet me shqetësim nga mjekët është zgjatja e sëmundjeve alergjike në kohë si dhe prekja nga më shumë se një alergen duke e bërë të vështirë edhe trajtimin për pacientët.

“Ekspozimi i mëtejshëm apo më i zgjatur i fëmijëve në ambiente të mbyllura, ekspozimi më i zgjatur me mace, me qenin me alergenin e tyre i bën më të ndjeshëm. Ndotja ambientale që i bën polenet më agresive alergjitë stinore. Dhe pjesa e ngrohjes deri diku. Kemi shpërthimin e disa poleneve njëkohësisht dhe bëjnë sëmundjen më agresive dhe të vështirë për ne për të diferencuar nëse është shkaktar poleni i barit apo pemës tek ky pacient”, thotë Mësonjësi.

Bluzat e bardha thonë se ka një shtrirje të moshës së pacientëve që prej fëmijëve dhe deri tek të moshuarit. Një alergji e patrajtuar rrezikon kalimin në një asmë bronkiale.

“Alergjitë respiratore mbartin gjithmonë riskun për të bërë problemin e astmës bronkiale”, thekson alergologia.

Për këtë rasye mjekët rekomandojnë kontaktin me alergologun për sëmundjet alergjike.

Advertisement