Connect with us

Politike

Dyshime për abuzime me tendera/ GJKKO lë në fuqi masën “detyrim paraqitje” për kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike

Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin sot për të lënë në fuqi masën detyrim paraqitjeje dhe pezullimin nga detyra për kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri. Ai akuzohet nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera e kryer në bashkëpunim.

GJKKO ka caktuar masën “detyrim paraqitje” ndaj Myzyrit. Me vendimin e GJKKO, Myzyri gjithashtu është pezulluar nga detyra. Më datë 24 qershor kreu i Prokurimeve Publike u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Akuza ka të bëjë me tenderin për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 58.7 km dhe me vlerë 2.29 milionë euro.

Në njoftimin e gjykatës bëhet me dije se janë marrë të pandehur edhe shtatë persona të tjerë për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Ndërsa 3 të tjerë janë marrë të pandehur për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Advertisement