Connect with us

Politike

Dyshime për blerje votash/ SPAK zbarkon në Klos, sekuestrohen telefonat e tre drejtorëve të bashkisë

Me urdhër të gjyqtarit të posaçëm Erion Çeliaj dhe nën drejtimin e prokurorit të posaçëm Elvin Gokaj, janë sekuestruar telefonat e tre drejtorëve të bashkisë Klos.

Ata janë drejtori juridik i bashkisë së Klosit, drejtori i shërbimeve sociale e të bashkisë klos dhe një drejtor tjetër.

Tre drejtorët dyshohet se janë përfshirë në krime zgjedhore.

Veç telefonave, janë sekuestruar kompjuterët e tre zyrtarëve, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.

Gjithashtu janë kontrolluar edhe banesat e tyre, por nuk është gjetur gjë.

Prokurorët e SPAK ranë në gjurmë, ndërsa po hetonin një çështje tjetër.

Në komunikime telefonike ata dyshohet se po kryenin biseda që përbënin krime zgjedhore.

Advertisement