Connect with us

Shkrime

Dyshime të forta për hapat e Kurtit/ Skanerët që ulen dhe ngrihen në kufi

Ndërkohë që pjesa më e madhe e botës është në pritje të rezultatit të zgjedhjeve presidenciale në Amerikë dhe kandidatët për komisionerët e rinj evropianë ende presin konfirmimin e mandatit të tyre, përfaqësuesi i Bundestagut gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, nuk ka ndenjur duarkryq. Përmes një kombinimi të kërcënimeve aspak diskrete dhe negociatave shumë më diskrete, ai arriti të heqë ndalimin e importit të mallrave serbe në Kosovë.
Vendimi i Kurtit për të hequr dorë dhe për të anuluar masën e futur në qershor të vitit të kaluar erdhi pikërisht një javë para samitit të Procesit të Berlinit. Megjithatë, vendimi i Kurtit për ndalimin e mallrave serbe e vuri në pikëpyetje të gjithë konceptin. Këmbëngulja, disa do të thoshin kokëfortësia e kryeministrit të Kosovës për këtë masë, e konsumoi durimin e gjermanëve, prandaj Sarrazin së fundmi deklaroi se Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), baza ligjore e procesit të Brukselit, mund të funksionojë edhe pa Kosovën. Megjithatë, një kompromis u arrit në momentin e fundit.
Reagimi i udhëheqjes serbe ndaj kësaj marrëveshjeje ishte mesatarisht optimist, me shtresa të forta skepticizmi.

Duke folur nga Hamburgu, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se pret që autoritetet e Prishtinës, pavarësisht tërheqjes së vendimit për ndalimin e importit të produkteve serbe përmes pikëkalimit Merdar, “do të bëjnë çmos” për të ndaluar qarkullimin e lirë të mallrave dhe shërbimeve.
Sipas tij, Albin Kurti do të shpikë skanerët, dhe se nuk ka besim në dëshirën e Prishtinës për të zbatuar marreveshjen e Brukselit “apo ndonjë marrëveshje tjetër”.
Jovana Radosavljeviq, drejtoreshë ekzekutive e Iniciativës së Re Sociale nga Mitrovica e Kosovës, thekson për NIN se hapjen e një vendkalimi për mallrat nga Serbia nuk e sheh si një koncesion nga Kosova, por më tepër si një aftësi per manovra negociuese nga ana e Albin Kurtit.
Ngjashëm mendon edhe Rada Trajkoviq, kryetare e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, e cila theksoi se koncesioni i Kosovës është “një formë tjetër e diskriminimit publik të serbëve nga veriu”.
Skepticizmi i serbëve nga Kosova, megjithatë, nuk ndahet nga ai qe ka bashkësia ndërkombëtare. Ambasada e SHBA-së përshëndeti vendimin e qeverisë së Kosovës, duke theksuar se është një “hap në drejtimin e duhur”. Por tani pyetja kryesore është nëse “hapi në drejtimin e duhur” i Albin Kurtit a pritet të vazhdojë?……………………………………………….Rada Trajkoviq nuk është optimiste. Megjithatë, siç theksoi ajo, nuk pret që të realizohen parandjenjat e errëta…
Ajo që nuk e favorizon procesin e normalizimit është fakti se zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm, por edhe se sondazhet e opinionit publik kanë treguar se popullariteti i Vetëvendosjes së Kurtit u rrit paralelisht me masat kufizuese në veri, si dhe arrestimin e shtetasve me kombësi serbe.Sipas Jovana Radosavljević, kthimi i mallrave serbe nuk do t’i kushtojë shumë politikisht Kurtit.
Deri më tani, koncesioni i Kurtit ka lehtësuar disi presionin mbi serbët në veri dhe ka siguruar që krijuesit e Procesit të Berlinit mund të vazhdojnë të pretendojnë se po kontribuojnë në pajtimin në rajon. Lajçak duket optimist por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht asgjë. Aq më tepër që drejtimet kryesore për zgjidhjen e krizës së Kosovës, siç janë gjërat tani, do të vendosen nga votuesit amerikanë në nëntor.

Advertisement