Kronike
Dyshohet se është vrarë me armë zjarri, identifikohet 48-vjeçari që u gjet i pajetë në automjet
Një 48-vjeçar është gjetur i pajetë brenda një automjeti, në rrugën “Shën Stefani”, në Tiranë.
Sipas policisë dyshohet se është i vrarë me armë zjarri. NTV.AL mëson se viktima është Lulzim Visha.
Nga informacionet paraprake 48-vjeçari ka qenë duke shkuar për në punë në momentin kur është vrarë.
Ndërkohë shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
LAJMI I PERDITESUAR
Një 48-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Zall Mner brenda një automjeti, mëngjesin e sotëm rreth orës 07:40. Policia bën me dije se shtetasi Lulzim Visha, i gjetur në rrugën ‘Shën Stefani’, dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave si dhe për identifikimin e autorit/ëve.
Dyshohet për një hasmëri të mundshme mes viktimës Lulzim Visha dhe personave të tjerë. Burime për gazetarin Sokol Dema, thonë se ka qenë person që ka pasur probleme.
Bëhet fjalë për një hasmëri të vjetër. Siç bëhet me dije, vëllai i Lulzim VIshës, ka vrarë një person para disa vitesh. Ndërkohë po pyeten familjarë për të sqaruar dyshimet paraprake.