Bota
Dyshohet se është vrasës serial, arrestohet 59-vjeçari në Nju Jork
Një burrë është arrestuar në shtetin e Nju Jorkut i dyshuar për një seri vrasjesh të ndodhura gati një dekadë më parë. Viktimat e vrasësit serial ishin kryesisht punonjëse seksi, trupat e të cilëve u gjetën në një plazh të Long Beach.Njëmbëdhjetë trupa u gjetën në 2010 dhe 2011 në një zonë të izoluar të plazhit Gilgo, rreth 64 km në lindje të qytetit të Nju Jorkut. Këto vrasje tronditën të gjithë vendin.Sherifi i Qarkut Suffolk Rodney Harrison tha se një burrë u arrestua si i dyshuar të enjten mbrëma. Ai nuk ka bërë të ditur identitetin e tij, duke thënë vetëm se pritet të paditet pasditen e sotme.Televizioni NBC raportoi se i dyshuari është Rex Heuerman, një arkitekt 59-vjeçar nga Massapiqua, një qytet rreth 20 minuta me makinë nga plazhi Gilgo. Edhe New York Times shkruan se i arrestuari është Rex Heuerman.