Connect with us

Kronike

Dyshohet se furnizonte me armë grupet kriminale në Angli, si ra policia në gjurmët e…

Gazetari i NTV.AL ndau detaje të reja nga arrestimi i shoferit 35 vjeçar në portin e Durrësit, brenda furgonit të të cilit u gjetën disa armë. Drejtuesi i mjetit Jetmir Kaloshi, në dëshminë e tij, ka theksuar se nuk kishte dijeni për praninë e armëve që ndodheshin në mjet.

Burime nga grupi hetimor thonë se armët janë siguruar në Serbi dhe se do t’u dërgoheshin grupeve kriminale në Angli. Siç raportoi gazetari, dyshohet se transporti i armëve të jetë kryer edhe herë të tjera prandaj shoferi është mbajtur në monitorim të rreptë dhe i është ushtruar një kontrolli të imtësishëm.

“Ka pasur një informacion të disa muajve më parë, ku ishte mësuar se do të mbërrinte furgoni me targa të Kosovës pasi partnerët ndërkombëtarë kishin dërguar informacione se një automjet herë pas herë që bënte rrugën Kosovë-Londër dyshohej se furnizonte me armë zjarri grupe të ndryshme kriminale.”, tha gazetari.

Ndërkohë sa i përket personit që ka dërguar armët tek shoferi, gazetari tha se identifikimi është bërë i mundur ndërsa po punohet për arrestimin e tij.

Advertisement