Kronike
Dyshohet se ka pirë një sasi medikamentesh, transportohet me helikopter drejt Tiranës 2-vjeçari
Një fëmijë 2-vjeçar është paraqitur në gjenjde të rëndë në spitalin e Sarandës dhe po transportohet me helikopter drejt Tiranës. Gjithashtu dyshohet se 2-vjeçari ka pirë një sasi medikamentesh.
Teksa i është dhënë ndihma e parë nga spitali i Sarandës, i mituri është nisur me helikopter për mjekim më të specializuar drejt Tiranës. Ndërkohë policia e Sarandës ka nisur hetimet.