Kosova
E bija dhunoi të moshuarën, reagon sërish babai i infermieres
Babai i 23-vjeçares Aurona Pelaj që ka dhunuar të moshuarën në azilin e pleqve në Pejë shprehet se e bija është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në një bisedë për ‘T7’, tha se është i shqetësuar për gjithcka ka ndodhur ndaj kërkoi falje në emër të së bijës.
Megjithatë sot ka marrë avokat që të mbrojë të bijën që rrahu të moshuarën, në vend që të kujdesej për të.