Connect with us

Sport

E bleu më shtrenjt, por sërish Inter-i del i fituar nga shitja e Asllanit

E ardhmja e Kristjan Asllanit mund të jetë larg Inter-it. Mesfushori mbërriti te zikaltërit tre vjet më parë, por ai kurrë nuk arriti të fitonte një vend si titullar nën drejtimin e Simone Inzaghi-t ose të bindte tifozët.

I lindur në vitin 2002, lojtari i Kombëtares së Shqipërisë tani mund të vendosë të provojë një përvojë të re diku tjetër.

Betis thuhet se po lëviz drejt tij, gati të investojë për ta sjellë atë në ligën spanjolle.

Klubi po përpiqet të sigurojë një zëvendësim për Johnny Cardoso-n sa më shpejt të jetë e mundur, duke pasur parasysh se lojtari amerikan është gati të largohet për për te Atletico Madrid.

Nuk ka ende shifra të qarta për transferimin e mundshëm, me Inter-in dhe Betis-in që do të duhet të ulen në një tavolinë për ta diskutuar atë.

Por sa vlen aktualisht Asllani në bilanc? Dhe sa duhet të mbledhë klubi zikaltër për të shmangur të paktën një humbje kapitali?

Inter-i e bleu Asllanin nga Empoli për rreth 16 milionë euro në janarin e vitit 2023, pasi e kishte fillimisht në huazim.

Duke parë të dhënat e fundit zyrtare të disponueshme, që nga 30 qershori 2024, vlera neto e Asllanit ishte pak më pak se 9.6 milionë euro. Duke marrë parasysh që kontrata skadon në vitin 2028, kjo shifër ra në rreth 6.4 milionë euro që nga 30 qershori 2025.

Kjo është shuma minimale që Inter-i do të duhet të mbledhë për të shmangur regjistrimin e një humbjeje kapitale në bilanc, ndërsa mbi 6.4 milionë do të jenë një fitim kapital.

Për të gjitha këto, do të ketë edhe kursime të mundshme në paga dhe amortizime, të cilat për Asllanin arrijnë në një total prej afërsisht 4.8 milionë eurosh.

Sipas lajmeve të fundit, u tha se Betis-i mund të ofrojë deri në 8 milionë euro për Asllanin. Nderkohë, në garë janë edhe Fiorentina dhe Bournemouth. Inter-i kërkon të paktën 10 milionë euro.

Advertisement